Neymar bie pre e një rrengu për Halloween

Neymar bie pre e një rrengu për Halloween

Neymar ishte pre e një rrengu për Halloween e cila u incizua e tëra në “Twitch”, pasi shoku i tij zgjodhi një maskim që tmerroi yllin, njofton Insajderi.

Ylli brazilian, nuk zgjodhi asnjë kostum për festën e frikshme, por dekoroi dhomën e tij më objekte drithëruese.

Neymar – i cili po merr veten nga një lëndim në kofshë – ka kaluar mbrëmjen e së shtunës duke luajtur një lojë horror me shokët e tij, e cila transmetohej për ndjekësit në Twitch.

Por nuk do të shkonte shumë kur 28-vjeçari do të tmerrohej, jo nga dekorimet e tij, por nga Cil Cebola i cili kishte vënë një maskë përbindëshi që po priste momentin e duhur ta frikësonte atë.

Dikush i thotë në “Twitch” që të kontrollonte se çfarë ka mbrapa, dhe ashtu bëri.

Kontrolloi ekranin dhe pa reflektimin e maskës, dhe përnjëherë u hodh nga karrigia e tij i tmerruar.

Pastaj plasën të qeshura, dhe Neymar kupton se ishte viktimë e një rrengu shumë qesharak – të paktën për të gjithë ne.

Më poshtë mund të ndiqni videon e plotë. /Insajderi.com

Burimi: Daily Mail