Julia Carolan, vajza që ka punuar si mirëpritëse në një prej restoranteve më luksozë në Manhattan, New York, ka vendosur që ta përdorë llogarinë e saj në TikTok dhe të japë vlerësime për të famshmit nga 0-10. Këto nota bazohen tërësisht në mënyrën si ata janë sjellë më të dhe stafin e restorantit, njofton Insajderi.
Për shembull ajo jep notën 10 nga 10 për motrat Gigi dhe Bella Hadid. Carolan thotë se ato ishin shumë të sjellshme dhe korrekte me të gjithë stafin, gjë që nuk është aq e zakonshme për të famshmit. Ajo i jep Cameron Dallas 4/10, duke thënë se ka patur një eksperiencë të keqe me të. Madje ai kishte kërkuar një mbrëmje një tavolinë në restorant pas orarit të mbylljes dhe kur nuk ja kishin plotësuar dëshirën, kishte përdorur kartën: “E dini ju kush jam unë?”. Gjë që sipas vajzës ishte diçka shumë arrogante.
Ndërkohë ajo i jep 3.5/10 Hailey Bieber sepse nuk ishte e lehtë të bisedojë me të, pavarësisht se ekziston një bindje e përgjithshme se modelja është shumë e sjellshme. Modelja Hailey Bieber e ka parë videon dhe i ka kërkuar falje Julia-s, duke i thënë se nuk ka qenë aspak qëllimi i saj që ta bëjë të ndihet keq.
Ndërkohë për Kylie Jenner ajo jep 2/10, sepse kishte lënë një bakshish shumë të ulët. Kjo është videoja e parë e “vlerësimeve”:
@juliacarolannThese are just my personal experiences, pls take with a grain of salt 💖 xo ##greenscreen ##manhattan ##fyp ##foryoupage ##celebrity ##rating ##newyork♬ OUT WEST – JACKBOYS & Travis Scott
Ndërkohë në video-n e dytë, Julia jep nota maksimale për dy idhuj të fëmijërisë së saj, të cilët ishin sjellë shumë mirë me të. Një tjetër prej motrave Jenner-Kardashian “ngel në klasë”. Beyonce nga ana tjetër merr notën më të lartë nga të gjithë:
@juliacarolannAsk and you shall receive…PART 2‼️ (a friendly reminder that these are just my personal experiences, no hate xo) ##manhattan ##celebrity ##fyp♬ Hood Baby – Kbfr