Kida po feston sot ditëlindjen, por festa nisi që dje në mbrëmje, njofton Insajderi.
Këngëtarja mbushi 23 vjet, dhe në ditën e saj të veçantë u mblodhën të gjitha miket e saj.
Së pari herë ajo publikoi një fotografi në Instagram për të shënuar rastin e ditëlindjes së saj.
“1po1. Faleminderit Zot për një tjetër vit (jetë). Shumë falënderuese për secilin prej jush!”, shkruan ajo.
Pastaj në llogarinë e saj në Instagram ndau edhe pamje nga festa dhe shtëpia e saj e dekoruar. Ajo mori dhurata shumë lule e pako tjerash nga brende luksoze që nuk i zbuloi për ndjekësit.
Sakaq Lori Hoxha i dërgoi një set rrobash nga koleksioni i saj më i ri, me një dedikim shumë të bukur.
Kida nuk pati një por dy torte të ditëlindjes. Më vonë ajo publikoi një video teksa frynte qirinjtë.
Nga videot që janë ndarë në rrjete sociale, festa e mbajtur në shtëpinë e saj pa ndonjë organizim të stër tepruar, vajzat shiheshin shumë në qejf teksa vallëzonin, qeshnin e pinin. Me rëndesishmja vajza e ditëlindjes, po kënaqej! /Insajderi.com