Nga shtatzënia e Teas deri te ndarja me Andin, Melisa tregon se si është e vërteta

Nga shtatzënia e Teas deri te ndarja me Andin, Melisa tregon se si është e vërteta

Ish-protagonistja e programit “Për’puthen”, Melisa Lleshi, u kthye në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratave të saj, të cilat i ka drejtuar për mediat të cilat po shkruajnë për të, shkruan Insajderi.

Në medie u aludua aborti i Tea Trifonit dhe ndarja e Melisës nga Andi Shehu, por asnjëra nga këto me sa duket nuk është e vërtetë.

Kështu të paktën sipas Melisës e cila zgjodhi të sqaroj të vërtetën përmes një postimi në rrjetet sociale Instagram ku ajo ka shkruar se ka ardhur në një pikë që ajo nuk mbanë më.

“As nuk kam folur në ‘Live’ për askënd dhe as nuk jam ndar me Andin”, u shpreh Melisa.

Ajo më tej, ka deklarua së është hera e fundit që toleron një shpifje për të./Insajderi.com