Nga zyrtarët e PDK-së, tek prezantuesja e njohur – personat që presidenti Thaçi i ndjek në Instagram

Nga zyrtarët e PDK-së, tek prezantuesja e njohur – personat që presidenti Thaçi i ndjek në Instagram

Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, disa liderë shtetesh dhe një prezantuese janë në mesin e personave që presidenti Hashim Thaçi ndjek nga profili i tij në Instagram.

Presidenti, i cili është deri diku aktiv me postime në rrjetin social Instagram, ndjek vetëm 35 persona.

Në mesin e tyre janë zyrtarët e PDK-së: kryetari Kadri Veseli, nënkryetari Memli Krasniqi dhe anëtari i Kryesisë – njëkohësisht ministri i Drejtësisë – Abelard Tahiri.

Po ashtu, presidenti i Kosovës ndjek edhe liderë shtetesh, si presidenti amerikan Donald Trump dhe i pari i shtetit të Francës, Emmanuel Macron.

Po ashtu, presidenti ndjek edhe prezantuesen e RTK-së, Delfina Krasniqin dhe djalin e tij, Endritin. /Insajderi.com