Ngjashmëria e Dua Lipës me politikanen amerikane ka fiksuar internetin

Ngjashmëria e Dua Lipës me politikanen amerikane ka fiksuar internetin

Kongesmenja njujorkeze Alexandria Ocasio-Cortez e njohur me inicialet AOC, duket se ka shumë ngjashmëri me personalitete të industrisë së argëtimit. Jo para pak kohësh flitej për ngjashmërinë saj me reperen Princess Nokia. Tani Dua Lipa i është bashkuar listës, shkruan Harper’s Bazaar, transmeton Insajderi.

Krahasimet shpejtë u bënë virale në Internet, kur një përdorues postoi një fotografi të Duas duke ecur rrugët e New York-ut këtë muaj.

Në fotografitë, këngëtarja kishte veshur një kostum të gjerë dhe një bluzë me lidhëse. Përdoruesit e rrjeteve sociale shohin aq shumë ngjashmëri të tipareve fizike, sa që këngëtaren e ngatërruan me AOC.

“AOC rrugës për të aprovuar Marrëveshjen e re të Gjelbër”, shkruhej në postimin në Twitter.

Një tjetër postim viral, kësaj here në TikTok ishte një video, me një përdoruese që kishte postuar po të njëjtën fotografi, sërish duke ngatërruar njërën për tjetrën.

“E di që nuk duhet të adhurojmë politikanët, po shihni njëherë AOC. Dua të them, cila nga kongresmenet duket si ajo? Kush? Më tregoni”. /Insajderi.com

@finnislam😍😍😍 #aoc #aocstan #aoc2024 #alexandriaocasiocortez #StrikeAPosay #Artmas #DejaTuHuella #MakeItMagical♬ original sound – ⚰️🔮zainab👻🎃