Nick Cave thotë se të qenit ‘korrekt politikisht’ rrezikon të vrasë shpirtin kreativ të shoqërisë

Nick Cave thotë se të qenit ‘korrekt politikisht’ rrezikon të vrasë shpirtin kreativ të shoqërisë

Nick Cave ka thënë në website-in e tij se “të qenit politikisht korrekt mundt të i zërë frymën shpirtit kreativ të shoqërisë.”

“Cancel culture” është termi që përdoret kur individët apo kompanitë përballen dhe akuzohen për deklarata apo veprime që të tjerëve mund të ju duken ofenduese, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Sipas tij, ‘cancel culture’ përfaqëson aspektet më të këqija që ofron religjoni.

Si përgjigje në pyetjen e një adhuruesi ai ka thënë se “Me aq sa shoh, ‘cancel culture’ është antiteza e mëshirës. Korrektësia politike është duke u bërë religjionin më i palumtur në botë.”

“Kjo tendencë dikur kishte për qëllim një pikëpamje të barabartë të gjithë njerëzve, ndërsa tani përfaqëson një prej aspekteve më të këqija që ofron religjioni- brengat morale dhe të qenit korrekt për hir të shpagimit.

“Refuzimi i ‘cancel culture’ për të u ndërlidhur me ide të papërshtatshme, ka efekt ‘mbytës’ për shpirtin kreativë të shoqërisë.

“Mëshira dhe dhembshuria janë eksperienca primare, e prej tyre arrijnë të dalin gjenialja dhe bujaria e imagjinimit.”/Insajderi.com