Reperja e njohur botërisht, Nicki Minaj, ka sjellur në jetë fëmijën e saj të parë.
Kështu konfirmoi një burim ekskluzivisht për revistën People, transmeton Insajderi.
Nicki Minaj dhe bashkëshorti i saj Kenneth “Zoo” Petty, e mirëpritën foshnjën e tyre të mërkurën, 30 shtator, në Los Anxhelos, shton burimi.
Minaj, 37 vjeçare, ndau lajmin e shtatzënisë me anë të një postimi në Instagram në korrik, së bashku me një seri fotografish të bukura që paraqisnin reperen duke ledhatuar barkun e saj të rrumbullakosur. /Insajderi.com