Reperja me famë botërore, Nicki Minaj, tre muaj më parë pësoi humbjen më të madhe duke i vdekur i ati në moshën 64-vjeçare.
Ai ndërroi jetë në një aksidenti tragjik duke pësuar një përplasje për vdekje nga një automjet.
Kalimi i kohës nuk e shuan dhimbjen e familjes Minaj, e sidomos të reperes e cila duket që e ka përjetuar shumë shpirtërisht pasi nuk ka reaguar deri më sot.
Nicki në një letër drejtuar fansave, ka folur për shumë çështje në lidhje me familjen e saj, mes tyre edhe humbjen e të atit.
Reperja e ka cilësuar ndarjen e tij nga jeta, si humbjen më të madhe të saj.
Në letrën drejtuar fansave ajo tha: “Edhe pse nuk mund të flasë ende për ndarjen nga jeta të babait tim, mund të them se ka qenë humbja më e madhe e jetës sime. Ndonjëherë kërkoj që t’i telefonoj atij. Akoma më shumë tani që ka ikur.Uroj që shpirti i tij të prehet në paqe. Ai ka qenë shumë i dashur për ne dhe do të na mungojë gjithmonë”. /Insajderi.com