
Nicki Minaj ka lajmëruar për shtatëzaninë e saj të parë në një post në llogarinë e saj në Instagram duke postuar një foto të saj me bikini dhe me barkun e fryrë.
Poshtë këtij postimi, këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Onika Tanya Maraj-Petty ka shënuar #Preggers.
Këngëtarja ka marrë vëmendjen me veshjen në këtë foto, ku ajo paraqitet me një bikini shumëngjyrëshe dhe një paruke të verdhë të ndezur.
Babai i fëmijës së saj është Kenneth Petty, me të cilin këngëtarja u martua vitin e kaluar. Ai ishte i dënuar për vrasje dhe është regjistruar si ngacmues seksual. Nicki dhe Kenneth u martuan pas një viti lidhjeje romantike./Insajderi.com