
Nicki Minaj zbuloi seksin e fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Kenneth Petty, njofton Insajderi.
Në një postim në Instagram duke treguar kartolina urimi që mori nga miqtë e saj të famshëm, Minaj ndau se kishte një djalë.
“Faleminderit Mbretëreshës B, Kim & Ye, Riccardo Tisci, Winnie, Karol dhe të gjithë ata që dërguan urime gjatë kësaj kohe. Do të thotë shumë për mua”, shkroi 37-vjeçarja në mbishkrim. “Unë jam shumë mirënjohëse dhe e dashuruar me djalin tim. Marrëzisht e dashuruar”.
Emri i djalit të saj mbetet një mister. Reperja e “Starships” kreu lindjen në fund të shtatorit pasi njoftoi në korrik se ishte shtatzënë.
Petty dhe Minaj u martuan në tetor 2019, vetëm një muaj pasi ajo njoftoi në Twitter se po pensionohej për të krijuar familje. /Insajderi.com
Burimi: Page Six