Nik Xhelilaj në mesin e shumë aktorëve të famshëm për projektin e ri filmik

Nik Xhelilaj në mesin e shumë aktorëve të famshëm për projektin e ri filmik

Me një karrierë të pasur mes Gjermanisë dhe Turqisë, Nik Xhelilaj është një nga aktorët më të njohur shqiptarë, pjesë e disa prodhimeve të rëndësishme kinematografike dhe televizive.

Mesa duket në sezonin i ri televiziv Xhelilaj do të jetë pjesë e serialit më të ri turk, që nis së shpejti transmetimin në televizionin publik “TRT”. Aktori shqiptar do të luajë një rol dytësor në serialin historik “Uyanış Büyük Selçuklu”, kasti i të cilit është i përbërë nga emra shumë të njohur të prodhimeve turke. Përmendim këtu Buğra Gülsoy, Ekin Koç, Leyla Tuğutlu, Sevda Erginci apo Gürkan Uygun, shkruan News 31, transmeton Insajderi.

Shfaqja televizive, ashtu si të gjitha serialet historike të viteve të fundit në Turqi, ka një buxhet gjigand. Sipas asaj që dihet deri më tani, do të trajtojë historinë e fisit Selçuk. Më shumë se një fis i njohur, Selçuk është një dinasti myslimane Suni që u shndërrua në përcjellëse të traditave turko-perse dhe formoi një perandori të fuqishme në kohën e Mesjetës.