Nis “luftë” mes Marinës dhe Luanës për dashurinë e mamit

Nis “luftë” mes Marinës dhe Luanës për dashurinë e mamit

Ekziston një luftë e përhershme mes motrave të famshme të televizionit, Marina dhe Luana Vjollca, dhe kjo është për dashurinë e mamit Maria. Në rrjete sociale, me shumë humor të dyja shpeshherë ndeshen me njëra tjetrën se cila është e preferuara e mamit, njofton Insajderi.

Por gjithçka kaloi në një nivel tjetër, pas disa videosh që Luana publikoi në llogarinë e saj në Instagram. Teksa gratë Vjollca po shkrepnin disa foto të bukura për festat e fund vitit, Luana përpiqej të kapte në kamera nënën e saj duke i thënë se e do atë më shumë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

Dhe natyrisht, këtu ndërhyri edhe Marina.

Më pas Luana dhe Marina kanë shkuar në postimin e mësipërm të Instagram-it, ku shihen dy komente nga Maria Vjollca, njëra që thotë se do më shumë Luanën, tjetra që do më shumë Marinën.

Motrat sigurisht që akuzojnë njëra-tjetrën se i kanë shkruar vetë komentet.

Por mes lojërash lozonjare që bëjnë me njëra tjetrën, dy motrat gëzojnë një raport shumë të ngushtë. /Insajderi.com