Vajza e drejtorit të ndjerë të Top Channel, Dritan Hoxha, është një nga blogeret më të famshme, jo vetëm se llogaria e saj në Instagram ka një estetikë të bukur, por edhe pse ajo prek edhe një rrafsh më njerëzor – ndjenjat.
E kjo ka bërë që Lori Hoxha të jetë një blogere shumë e pëlqyeshme, sepse ajo arrin të bashkëndjejë me ndjekësit e saj.
Në postimin e saj të fundit në Instagram, ajo na rikujtoi diçka që ndoshta dinamika e jetës na shtyn ta harrojmë – të jemi empatik me njerëzit tjerë.
“Vetëm sepse mund ta përballojë lehtë, nuk do të thotë që nuk është e rëndë”, shkruan ajo duke iu referuar fjalëve të pamenduara që mund t’ia themi dikujt.
Këtë këshillë ajo kishte dëgjuar diku, dhe e ndjeu të nevojshme ta ndajë me ndjekësit e saj, për vetë faktin se fjala ka fuqi të madhe, e të tregohemi të kujdesshëm, është gjithnjë e rëndësishme. /Insajderi.com