“NISMA nuk e jep asnjë ministri, ndoshta Pacolli duhet të heqë dorë”

“NISMA nuk e jep asnjë ministri, ndoshta Pacolli duhet të heqë dorë”

Kërkesa e Listës Serbe që të marrë një ministri e që sipas raportimeve të mediave që thirren në burimet e tyre është Ministria e Bujqësisë që i është ndarë AKR-së pas marrëveshjes me PAN, ka bërë që të flas edhe deputeti i NISMA-s, Haxhi Shala.

Deputeti i PAN: Lista Serbe po lyp më shumë poste

I ftuar në emisionin Info Box në RTV Dukagjini, Shala u pyet nëse NISMA do të ishte e gatshme ta japë ndonjë post për të ecur përpara në krijimin e institucioneve.

Shala tha se nuk është duke u kërkuar nga NISMA të japë ndonjë post dhe se ata do ta jepnin atë post vetëm për ndonjë ekspert të fushës e jo për Listën Serbe.

Lista Serbe rritë pazarin – AKR-së i kërkohet t’ia japë një ministri

“Ne jemi të hapur si parti edhe për shoqëri civile. Kemi qenë kështu edhe para fushatës. Edhe tash nëse ka ndonjë intelektual që mund ta qoj përpara programin e NISMA në ato ministri do t’ia jepnim, por përndryshe nuk do të ketë nevojë që të jap ministri”, ka thënë Shala.

Por Shala ka thënë se ndoshta një veprim të tillë duhet ta bëjë AKR-ja e Behgjet Pacollit.

“Ndoshta duhet të heq dorë Pacolli”, ka thënë Shala./Insajderi.com

Pesë ministritë e pavarura nga Qeveria Haradinaj