Një aktor akuzohet se drejtoi një skemë Ponzi ku përfitoi 227 milionë dollarë

Një aktor akuzohet se drejtoi një skemë Ponzi ku përfitoi 227 milionë dollarë

Një aktor pak i njohur me bazë në Los Anxhelos thuhet se u arrestua nga FBI të martën për pretendimin e drejtimit të një skeme të madhe Ponzi ku ai mashtroi investitorët duke gënjyer për suksesin e kompanisë së tij të shpërndarjes së filmit.

Zachary Horwitz, 34 vjeçar, i cili ka pasur role në filma të vegjël nën emrin Zach Avery, akuzohet se ka mashtruar investitorë duke përfituar 227 milionë dollarë dhe duke përdorur shumicën e fondeve për vete, raportoi The Los Angeles Times, duke cituar autoritetet federale, njofton Insajderi.

Horëitz dyshohet se i joshi investitorët duke pretenduar në mënyrë të rreme se kompania e tij, 1inMM Capital LLC, kishte marrëveshje licensimi filmi me Netflix, HBO dhe platforma të tjera, raportoi gazeta.

Ai gjithashtu u tha investitorëve që kompania e tij shpërndau 52 filma në Amerikën e Jugut, Afrikë dhe Australi, sipas të dhënave të gjykatës të marra nga gazeta dhe u dhuroi financuesve të tij shishe të shtrenjta të “Johnny Walker Blue Label”.

Aktori u detyrohet investitorëve afërsisht 227 milionë dollarë – duke mos paguar 160 pagesa për ta që nga viti 2019, tha raporti, duke cituar FBI. /Insajderi.com