Një bashkëpunim mes Yll Limanit dhe Dafina Zeqirit është ajo çka na duhej këtë fund vit

Një bashkëpunim mes Yll Limanit dhe Dafina Zeqirit është ajo çka na duhej këtë fund vit

Pas lansimit të “Leje”, shumë fansa menduan që ky do të jetë projekti përmbyllës i këtij viti për Yll Limanin, njofton Insajderi.

Por Ylli ende nuk është gati të përmbyllë vitin sepse po vjen në bashkëpunim me Dafina Zeqirin. Dyshja gëzojnë një miqësi të mirë, por asnjëherë më parë nuk është përfolur për një bashkëpunim.

Lajmin e konfirmoi në fillim të dhjetorit Dafina me anë të një postimi në llogarinë e saj, që erdhi si një befasi shumë e këndshme për këtë fund vit.

Ajo kishte zbuluar se kënga do të publikohet këtë muaj, por nuk ka ndarë një datë të saktë. Kënga ka për titull “Mos shko” me tekst të shkruar nga Dafina Zeqiri dhe Elinel.

Një tjetër befasi e Dafinës ishte edhe remiksi i këngës “Vuj, vuj, vuj”, e cila u shoqërua me një videoklip ku protagonist ka komedianin, Miran Ramadani.

Sa për këngën e re tashmë është çdo gjë gati dhe na ndajnë vetëm pak kohë nga publikimi, që të gjithë po e presim me padurim. Ditën e sotme dy këngëtarët kanë publikuar disa sekuenca të shkurtra nga videoklipi. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DAFINA ZEQIRI (@dafina.zeqiri)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yll Limani (@ylllimani)