Një detaj i vogël na bëri të besojmë se Eugent Bushpepa dhe Beatrix Ramosaj janë në lidhje

Një detaj i vogël na bëri të besojmë se Eugent Bushpepa dhe Beatrix Ramosaj janë në lidhje
Burimi i fotografisë: Instagram @BeatrixRamosaj

Me datë 28 dhjetor, Beatrix Ramosaj publikoi këngën dhe videoklipin e ri, për herë të parë pas tre vjetësh, njofton Insajderi.

Këngën me titull “Dancing With The Devil”, të realizuar në gjuhën angleze, e shoqëroi edhe një videoklip me skena sensuale mes këngëtares dhe këngëtarit tjetër, Eugent Bushpepa.

Ndërkaq, teksa shoqja e Ramosaj, modelja Oriola Marashi po uronte atë për produksionin e ri muzikor, ndër të tjerash ajo quan artistët si “Çifti më i mirë”.

Foto: Instagram @OriolaMarashi

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ishte kjo zgjedhje fjalësh nga Marashi, që na bën të besojmë se roli i Bushpepës si i dashuri motoçiklist dhe shumë pasionant, është më shumë se rol.

Duke ditur këtë, rishikimi i videoklipit na bënë të vërejmë edhe më shumë  rahatinë që kanë artistët na praninë e njëri tjetrit teksa realizojnë skena shumë intime.

Eugent Bushpepa ishte në lidhje të gjatë me një vajzë me emrin Andia. Sipas Panorama.al, asaj iu dedikua kënga “Mall”, me të cilën artisti Eugent Bushpepa fitoi Festivalin e 56-të të Këngës në RTSH.

Ai kishte bashkëjetuar për vjet të tëra me vajzën brune të panjohur në publik, me të cilën, u shpreh para se të nisej në Lisbonë, se po planifikon të sjellë në jetë fëmijën e parë. Çifti që u njoh në lokalin ku rokeri këndonte netëve, edhe në këtë rrugëtim, nuk ndahen asnjë moment nga njëri-tjetri.

Dy javë më parë në një intervistë për Ardit Gjebrean ai tha se ka nisur një lidhje të re prej një viti, duke lënë të kuptohet se historia me Andian kishte mbaruar.

Sakaq, publiku di shumë pak për jetën romantike të Ramosajt. Një kohë ai përfolur se ishte në lidhje me reperin shqiptar me qendër në Londër, Escobars. Në vitin 2017, këngëtarja i kishte dhënë fund një lidhjeje të gjatë me Ervi Cenollin. /Insajderi.com