Një detaj i vogël që tregon shumë për raportin e sotëm të Loredanës me Mozzikun

Një detaj i vogël që tregon shumë për raportin e sotëm të Loredanës me Mozzikun

Në tetor të vitit 2019, me anë të një postimi të gjatë në Instagram, Loredana kishte konfirmuar ndarjen nga Mozzik, pas një kohe relativisht të gjatë që përflitej për prishje raportesh, njofton Insajderi.

Fansat e dyshes që atëherë gjithnjë kanë dashur të kapin edhe detajin më të vogël, që ndoshta do të konfirmonte se dyshja prindër të një vajze kanë gjetur prapë rrugën për te njëri tjetri.

Por ndonëse se ndarja u konfirmua, pyetja është: a pati një divorc mes tyre?

Një detaj i vogël në një postim të reperes, na lë të kuptojmë se ata të dy nuk i janë nënshtruar asnjëherë procedurave të divorcit.

Artistja po udhëton drejt Stambollit, dhe publikoi një foto të biletës së saj. Emri i mbajtësit shënon Loredana Aliu, që do të thotë ajo akoma ka mbiemrin e Mozzikut – Gramoz Aliut.

Kjo nuk është hera e parë që fansat kanë shkak të besojnë për një rikthim të tyre. Para disa javësh, Loredana kishte publikuar një video, ku shihet duke tymosur një cigare në makinë dhe në gishtin e saj ka një unazë martese.

Në anën tjetër, mediat gjermane raportojnë se dyshja po qëndrojnë bashkë në Gjermani. Së fundmi ata të dy bashke organizuan edhe festën për ditëlindjen e dytë të Hanës, vajzës së tyre.

Por, ashtu si për ndarjen, fansat po presin reagimin e artistëve për të konfirmuar rikthimin e tyre. /Insajderi.com