Me 21 gusht, aktorja shqiptare u bë nënë për herë të parë. Olta Gixharri solli në jetë një vogëlush që bashkë me partnerin e saj, i lanë emrin Amar.
Që nga konfirmimi se është shtatzënë, te lindja dhe periudha e pas-lindjes, aktorja ka bërë publike shumë detaje nga ky udhëtim jetësor i saj.
Së fundmi, ajo zbuloi se i ka ardhur një dëshirë e madhe për të ngrënë çokollata, Asgjë e çuditshme, të gjithë i duam çokollatat, apo jo?
Në rastin e aktores, para se të lindte djalin e saj, ajo nuk fuste çokollatë në gojë, kurse tani po i kollofit me shumë kënaqësi.
Jo vetëm aktorja, shumë gra raportojnë për një dëshirë të shtuar për të ngrënë sheqer, sidomos nënat gji-dhënëse, si në rastin e Gixharrit, njofton Insajderi.
Dëshira për ushqim nuk është aq e pazakontë gjatë laktacionit ose periudhës së shtatzënisë. Duke qenë nënë gji dhënëse, ju nevojiten 500 kcal shtesë në mënyrë që të prodhoni qumësht për të ushqyer engjëllin tuaj të vogël.
Këtu janë disa arsye tjera pse shtohet dëshira për ushqim:
Mungesa e gjumit
Kur nuk fle sa duhet, aftësia e trurit tënd për të marrë vendime ndikohet keq. Sidoqoftë, rajonet e trurit tuaj që kontrollojnë shpërblimin, dëshirën dhe motivimin bëhen shumë aktive dhe i bëjnë disa ushqime më tërheqëse.
Duke qenë një nënë e re, ju ndoshta kaloni me vetëm disa orë gjumë çdo ditë. Kjo mungesë do t’ju bëjë të dëshironi për ushqime të yndyrshme dhe me sheqer që kënaqin qendrën e shpërblimit në trurin tuaj.
Stresi
Të qenit në stres të vazhdueshëm rrit prodhimin e kortizolit i cili stimulon oreksin dhe dëshirën tuaj për të ngrënë. Mëmësia nuk është një udhëtim i qetë dhe i lehtë. Padyshim që do t’ju stresojë dhe mund të zgjasë me muaj.
Lodhja dhe privimi nga gjumi do të kontribuojnë në stres. Ngrënia e ushqimit të yndyrshëm ose me sheqer ndihmon për të ulur përkohësisht nivelin e stresit. Gjetja e lehtësimit dhe kënaqësisë së menjëhershme ju tundon vetëm të hani më shumë nga këto ushqime.
Në vend që t’u rezistoni dëshirave tuaja ushqimore gjatë gjithë kohës, është më mirë që gratë që ushqejnë fëmijët me gji të kënaqin dëshirat e tyre ushqimore në një mënyrë më të shëndetshme.
Rezistimi ndaj këtyre dëshirave vetëm do ju sjellë më shumë stres. Çelësi i thjeshtë është balancimi i dëshirave me ushqim të shëndetshëm dhe kontroll të porcioneve që hani. /Insajderi.com
Për realizimin e këtij artikullit janë përdorur informacione nga “International Foundation for Mother and Child Health”.