
Këtë ditëlindje moderatorja e njohur, Arjola Shehu nuk do të ketë mundësinë ta festojë me miq e një aheng të madh.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram ajo ka zbuluar për ndjekësit se ka testuar pozitive për Coronavirus. Moderatorja ka simptoma si temperaturë e lartë dhe i është nënshtruar vetë-izolimit dhe regjimit të shtratit, njofton Insajderi.
Arjola tregon se prej disa ditësh qëndron e mbyllur në dhomën e saj, me temperaturë, megjithatë sheh edhe diçka pozitive nga kjo situatë. Moderatorja thotë se koha që po kalon vetëm e ka bërë të kuptojë çfarë ka vërtetë rëndësi, cilët janë njerëzit që ka pranë dhe sa e rëndësishme është të jesh mirënjohës për çdo frymëmarrje.
Në fund ajo nuk harron të urojë veten për datëlindje dhe shprehet e paduruar për t’u kthyer pranë publikut dhe fansave.
I urojmë Arjolës shërim të shpejtë dhe të kthehet në ekranet tona sa më parë. /Insajderi.com