Kur bëhet fjalë për ikonat, ata aktorë vdekja e të cilëve përjetohet njëherësh personale dhe tragjike në një shkallë kolosale, vdekja e Robin Williams goditi shumë fansa.
Aktori ishte i dashur nga të gjithë ata që punuan me të dhe për audiencën në mbarë botën që ishin rritur duke shikuar ilaritetin e tij në ekran, qofshin ato shprehjet e tij në The Birdcage, zërat që ai na dhuroi në zonjën Doubtfire, apo mençurinë në Dead Poets Society, Williams ishte dhe mbetet i papërsëritshëm, shkruan GQ, transmeton Insajderi.
Lajmi për vdekjen e Williams në vitin 2016 ishte tronditëse për shumë arsye. Jo vetëm që bota në mënyrë kolektive vajtoi humbjen e tij dhe, me egoizëm, talentin e tij, por fakti që një njeri që solli humor dhe lumturi në jetën e kaq shumë njerëzve do të kryente vetëvrasje në moshën 63 vjeçare, ishte shkatërruese.
Që nga vdekja e tij, del në dritë se Williams po luftonte me një gjendje degjenerative të quajtur Lewy Dementia Body. Kjo çrregullim neurodegjenerues çon në një numër problemesh, dhe tani një dokumentar i ri që del në shtator do të eksplorojë ditët e fundit të jetës së tij.
I titulluar “Robin’s Wish” (Dëshira e Robinit), filmi do të paraqesë intervista nga e veja e Williams, Susan Schneider Williams, si dhe njerëz me të cilët ka punuar deri në fund të jetës së tij, duke përfshirë edhe regjisorin e filmit “A Night at The Museum”, Shawn Levy.
Susan Schneider Williams, shpreson se dokumentari do të ndriçojë më shumë njerëz në lidhje me sëmundjen e bashkëshortit të saj të ndjerë, dhe të kuptojnë më tepër për ditët e fundit të aktorit të tyre të preferuar. /Insajderi.com