Në ditëlindjen e saj të 28-të, Shkenda Dubova pranoi propozimin e të dashurit të saj për fejesë. Mirëpo lidhja e tyre përfundoi vite më vonë sepse çifti u ndanë, njofton Insajderi.
Në prill të vitit 2018, Shkenda dhe i dashuri i saj u fejuan gjatë festës së saj të ditëlindjes. Pas dy vitesh fejesë filloi të flitej lart e poshtë, që ajo dhe i fejuari ishin ndarë – thashetheme këto që i konfirmoi këngëtarja dhe sipërmarrësja në një intervistë për Prive.
“Është e vërtetë që më me Labin nuk jemi bashkë, ka disa muaj që veç ka përfunduar lidhja jonë”.
Shkenda më pas foli edhe për arsyet që dërguan çiftin drejt ndarjes.
“Ndoshta edhe lidhja e gjatë e bën të veten, për arsye se lidhja e gjatë kërkon fëmijë, kërkon edhe familje se fëmija është gjithmonë mbarësi dhe ndoshta ndryshon gjithçka, ne ndoshta edhe nuk kemi qenë të gatshëm për me u bë prindër. Ndoshta kjo ka qenë arsyeja, nuk besoj se ka qenë ndonjë tjetër”.
Kur u pyet se ku mbeti unaza e diamantit, Shkenda tha se ia ktheu mbrapsht ish të fejuarit të saj, ashtu siç e do zakoni. Sipas saj ajo unazë më nuk kishte atë vlerë, ndonëse prej diamanti./ Insajderi.com