Këngëtarja 18-vjecare, Billie Eilish, mbajtëse e shumë çmimeve “Grammy” dhe rekordemene në klasifikimet botërore për muzikë, së fundmi ka krijuar shumë zhurmë, pasi një foto e saj shumë normale e shkrepur nga paparcët, po bën xhiron e rrjetit, njofton Insajderi.
Në pamje, është një foto e zakonshme e një të famshmi që ka dalë për të kryer ndonjë punë, por në fakt nuk është kështu. Këngëtarja nuk është parë kurrë me rroba që ekspozojnë forma e saj të trupit, në mënyrë që kurrë të mos diskutohej për fizikun e saj. Si për inat, pikërisht kjo po ndodhë tani!
Pasi u fotografua duke u dukur “e panjohshme” (me sa duket) kur ajo doli jashtë së fundmi me një veshje jo të gjerë – një stil për të cilin ajo është e famshme – vetë 18-vjeçarja është bërë objekt i turpërimit të trupit.
Komentet ‘ndotën’ internetin duke poshtëruar format dhe linjat e trupit të këngëtares, duke krahasuar trupin e saj me atë të një “mami të viteve ’30 që pi shumë verë”.
Është zhgënjyese të shohësh Billie që bëhet shënjestra e këtyre komenteve, por ajo që fuqizon është se ajo i ka frymëzuar qartë ndjekësit e saj të flasin kundër fenomenit.
Në fillim të këtij viti, këngëtarja e “No Time To Die” bëri një deklaratë të fuqishme kundër komentuesve të tillë gjatë natës së hapjes së turneut botëror “Where Do We Go” në Miami, duke komentuar mbi standardet e dyfishta me të cilat përballen gratë.
Gjatë koncertit, Billie ndau një video duke hequr bluzën për të bërë një deklaratë në lidhje me vetë-fuqizimin dhe gjykimin me të cilin përballen gratë. Në të, ajo tha:
“Nëse ajo që vesh është e rehatshme, unë nuk jam grua. Nëse zhvishem, unë jam një lavire. Disa njerëz e urrejnë atë që unë vesh, disa njerëz e vlerësojnë atë. Disa njerëz e përdorin atë për të poshtëruar të tjerët. I ndjej shikimet e tua, mospranimin ose psherëtimat e tua të lehtësimit, po nëse do i merrja për bazë, kurrë nuk do të isha në gjendje të lëvizja”
“Trupi me të cilin kam lindur, nuk është ai që dëshironit? Nëse ajo që vesh është e rehatshme, unë nuk jam grua. Nëse zhvishem, unë jam një lavire. Megjithëse nuk e keni parë kurrë trupin tim, ju prapë më gjykoni. Pse?”
this is why i love this girl so much #BillieEilish so strong and powerful pic.twitter.com/hVtTlpYC57
— victoria rodriguez (@VictoriaPortz) March 10, 2020
Është zhgënjyese, përkundër këtij mesazhi të fuqishëm, këngëtarja ende gjykohet për mënyrën se si duket, por prapë ajo qëndron e fortë, duke dhënë atë që i duhet fansave të saj. /Insajderi.com
Burimi: Cosmopolitan