Një frazë specifike që publikoi e ktheu vëmendjen tek Adrola Dushi

Një frazë specifike që publikoi e ktheu vëmendjen tek Adrola Dushi

Sa i përket jetës personale, modelja Adrola nuk është komentuar pak. Karrierën e modelingut e nisi shumë e re, e ndërkohë që ishte e martuar me Adis Patushin, me të cilin ka edhe një djalë.

Para më shumë se tri vjetësh, çifti u divorcuan por që gjithnjë kanë ruajtur raporte të mira.

“Martesa nuk ishte gabim, por unë dhe Adisi ishim shumë të rinj. Nuk mendoj se është as faji im, as faji i Adisit për ndarjen tonë. Është thjesht faji i situatës, Troi erdhi shumë herët në jetën tonë. Pse nuk funksionoi do ngelet mes meje dhe Adisit”, ishte shprehur Adrola Dushi para dy vjetësh në emisionin “Xing me Ermalin”.

E së fundmi, jeta e saj personale është përfolur sërish, kur në rrjetet sociale dhe media rozë u raportua për një lidhje mes modeles, dhe kandidatit për deputet në Kuvendin e Kosovës, Albin Gashi, i biri i avokatit, Tomë Gashi.

Një lidhje të tillë, ajo e kishte mohuar për një sërë mediash. Por nuk do të shkonte gjatë që ajo të përflitej edhe për një lidhje me Capital T, kur ky i fundit publikoi një fotografi shumë të afërt me modelen.

Së fundmi, një postim në llogarinë e saj në Instagram, ngriti pyetjen në mos modelja ka përjetuar tradhti në jetën e saj.

“Mos tradhto, nëse nuk je i lumtur, thjesht largohu”, shkruhet mbi një fotografi bardh e zi.

View this post on Instagram

 

A post shared by ADROLA DUSHI (@adroladushi) on

Mund të ketë qenë vetëm për estetikë, por mund të ketë qenë edhe mesazh vetëm për atë që e kupton. Por modelja gjithnjë arrin të marrë vëmendjen e ndjekësve të saj. /Insajderi.com