Një histori e trishtë i bashkon Elita Rudin dhe Milaim Zekën

Një histori e trishtë i bashkon Elita Rudin dhe Milaim Zekën

Së fundmi në emisionin “Shiko kush Luan”, nën moderimin e Luana Vjollcës, ndër shumë të ftuar ishin çiftet, Elita Rudi dhe Gjiko me Milaim Zeka dhe bashkëshortja e tij, Edlira Qefalija, njofton Insajderi.

Pas shumë lojërash e batutash ashtu siç e do edhe formati i emisionit, ishte një moment që na bëri të shohim në një dritë tjetër raportin e Milaim Zekës me moderatoren, Elita Rudi.

Gazetari ndau një histori të trishtë që i bashkon të dy, e që nuk ishte e ditur më parë për publikun.

“Gjiko dëshiroj të të them një sekret të nuses tënde, meqenëse jemi këtu te Luana, e kam patur gjithmonë dëshirë ta them publikisht. Elita e ka ndihmuar djalin e motrës sime kur ai ka qenë me kancer, kështu që e falënderoj shumë”, thotë gazetari, me sy që i përloteshin.

Ai rrëfen se si Elita ishte ajo që i kishte ndihmuar të mblidhte fonde për nipin e tij tashmë të ndjerë, dhe nuk harron t’i thotë reperit se sa me fat është që ka Elitën për bashkëshorte.

“Ti ke pasur fat që ke marrë një njeri si Elita, njëjtë ajo për ty. Elita ka dalë në rrugë bashkë me mua dhe kemi mbledhur para për shërimin e tij edhe pse ai ka vdekur”, thotë ai.

Gazetari thotë se Elita është një shembull për shumë vajza të reja, dhe vajza e tyre që do të vijë në jetë pas katër muajsh, do të jetë një vajzë krenare.

“Besoj që ka qenë vendi dhe momenti më i mrekullueshëm me i shpreh respekt dhe falënderim Elitës për këtë, në mënyrë që Elita të jetë shembull për vajzat dhe të tjerë. Të jetë një kujtim për vajzën kur të lindë e të thotë “Mami e ka bërë këtë të mirë”, përfundoi Milaimi. /Insajderi.com