Teksa jeni zgjuar dhe po mendoni për drekën sot, kemi një ide për ju.
Së fundmi, në llogarinë e saj në Instagram, nëna e Rita Orës, Vera ndau një gatim tradicional e që dukej tejet i shijshëm – speca të mbushur, njofton Insajderi.
Ky gatim vazhdon të mbetet një nga ushqimet më të preferuara të vendit tonë. Për më tepër është edhe e lehtë për t’u gatuar.
AroWeb.org u sugjeron më poshtë recetën tipike të përgatitjes së specave të mbushura me oriz e mish të grirë. Një mënyrë ideale për t’ia servirur gjithë familjes e më të dashurve.
Speca të mbushur me oriz dhe mish
- Përbërësit
- 5-6 speca për mbushje
- 2 kokrra mesatare qepë
- 4-5 filxhanë kafeje oriz
- 1 filxhan çaji mish i grirë
- kripë, piper
- 1 tufë majdanoz
- 2-3 kokrra mesatare domate
- Disa thelpinj hudhër
- Rigon
Përgatitja
Specat zgjidhen me tul dhe të mëdha, lahen, u pritet bishti në formë kapaku, u hiqen farat. Kalohen në një skuqje të lehtë me vaj ulliri dhe vendosen me rradhë në tavë. Në një enë me vaj ulliri kaurdiset qepa e grirë hollë. Pasi volumi i qepës të bjerë shtoni domatet e grira hollë dhe kaurdisini për pak minuta.
Më pas, AgroWeb.org ju udhëzon të shtoni mishin e grirë dhe hudhrat dhe kaurdiseni derisa masa të mbetet në yndyrën e saj.
Hidhni kripën, piperin, majdanozin, rigonin dhe ujë dhe lërini të ziejnë për 15 minuta, më pas shtoni orizin dhe lëreni të ziejnë përgjysmë dhe masa të jetë e lëngshme.
Nëse preferoni në vend të majdazonit mund të përdorni edhe kopër. Me masën e përgatitur mbushni specat me radhë por jo plot, pasi gjatë zierjes orizi shton sasinë dhe mbushja del jashtë. Nëse u tepron oriz nga masa e mbushjes pasi të keni mbushur specat hidhjani tavës rreth e rrotull specave. Në fund tavës hidhini dhe pak kripë, pak lëng mishi ose ujë dhe futeni të piqet në furrë të parangrohur./ Insajderi.com