Një interpretim rrëqethës i “Kur braktisë atë që do” nga Ardit Gjebrea dhe Arilena Ara

Një interpretim rrëqethës i “Kur braktisë atë që do” nga Ardit Gjebrea dhe Arilena Ara

Më këmbët zbathur të zhytura në rërë e me perëndimin e diellit të vendosur si sfond, Ardit Gjebrea në piano dhe Arilena Ara në këndim, dhanë një interpretim rrëqethës të këngës “Kur braktisë atë që do”, njofton Insajderi.

Bashkëpunimi i dyshes është xhiruar live dhe është publikuar në kanalin zyrtar të Arilenës në Youtube.

Kënga është krijim i kantautorit, Ardit Gjebreas i cili e prezantoi në vitin 2012.

Nëse ri-interpretimi i dyshes u solli nostalgji për këngën origjinale, atë e gjeni në videon e mëposhtme. /Insajderi.com