Me 14 prill, Dafina Zeqiri feston ditëlindjen por festimet këtë herë kanë nisur më herët, njofton Insajderi.
Urimet për këngëtaret kanë nisur ditë më parë, madje një nga miket e saj më të ngushta e befasoi me një dhuratë dhe letër.
Këtë vit që po mbush 32 vjet, këngëtarja dhe miqtë e saj janë nisur për në Shqipëri ku kanë prenotuar edhe një vilë të rivierës shqiptare, për një javë të plotë.
Udhëtimi vjen pak kohë pasi ajo kaloi edhe infektimin me COVID-19. /Insajderi.com