
TikTok, një nga platformat që pati hovin e përdoruesve gjatë bllokimit në të gjithë botën, ende po vazhdon të mbajë po atë pozicion.
Shumë këngë të reja u bënë virale po edhe këngë të vjetra, u rikthyen për të dëfryer përdoruesit dhe ata që krijojnë videot.
Së fundmi, një këngën e Besa Kokëdhimës, e publikuar para 5 vjetësh, u rikthye në vëmendjen e përdoruesve, dhe jo vetëm tek ata shqiptarë.
Bëhet fjalë për këngën “Amelia” nën tingujt e së cilës u krijua edhe një koreografi e kështu edhe gjysmë milioni videosh nga përdorues, njofton Insajderi.
Disa nga videot ka ndarë vetë këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram që mund t’i shihni më poshtë. /Insajderi.com