Baby Shark Du Du Du

Një këngë fëmijësh bëhet videoja më e shikuar ndonjëherë në Youtube

Kënga për fëmijë arriti 7.04 miliardë klikime, katër vjet që nga publikimi.

Një këngë fëmijësh bëhet videoja më e shikuar ndonjëherë në Youtube

“Baby Shark”, kënga e këndshme dhe shumë tërheqëse për fëmijë e regjistruar nga kompania koreano jugore Pinkfong është bërë videoja më e shikuar në histori në YouTube, shkruan The Guardian, transmeton Insajderi.

Me 7.04 miliardë shikime, ajo lë pas këngën “Despacito” të vitit 2017, nga yLuis Fonsi dhe Daddy Yankee. Autori i vërtetë i këngës është i panjohur, por ajo u bë një fenomen global pasi u regjistrua nga një këngëtare 10-vjeçare koreano-amerikane, Hope Segoine.

Kënga është në domenin publik dhe nuk është në pronësi të Pinkfong, por kompania u padit në vitin 2019 nga kompozitori për fëmijë Jonathan Wright, i cili kishte regjistruar një version të ngjashëm me Pinkfong në 2011-tën dhe argumentoi se ai mbante të drejtat e autorit mbi materialin. Asnjë vendim nuk është marrë për rastin.

Muajin e kaluar, kënga ishte në qendër të vëmendjes, kur tre punëtorë të burgut në Oklahoma u akuzuan për mizori të të burgosurve pasi dyshohet se u vunë në pranga të burgosurve dhe i detyruan ata të qëndronin dhe të dëgjonin Baby Shark për aq kohë sa dy orë. Avokati David Prater tha se kënga e përsëritur do të kishte shtuar “stresin e panevojshëm emocional për të burgosurit që ka shumë të ngjarë se vetëm janë duke vuajtur tashmë”. /Insajderi.com