Emisioni i dashurisë “Përputhen”, i cili po thyen rekorde klikimesh në trojet shqiptare, këto ditë po përballet me të papritura nga ana e konkurrentëve, njofton Insajderi.
Andi dhe Tea të cilët në “Përputhen Prime” që u transmetua të dielën u larguan nga emisioni si çift, që njohjen e tyre ta vazhdojnë larg kamerave.
Por, të premten rrjetin “pushtuan” disa fotografi ku Tea shihet duke u puthur me Beartin, ish-konkurenti nga Kosova, i cili nga emisioni ishte larguar muaj më parë.
Akoma nuk dihet se çka “po zihet” mes treshes Andi-Tea-Bearti dhe nëse Tea e ka tradhtuar me Andin apo si qëndron e vërteta.
Pas gjithë kësaj zhurme, konkurrenti Arbër Aruçi ka njoftuar se po largohet nga emisioni dhe kjo për shkak të disa angazhimeve personale jashtë Shqipërisë.
Arbri falënderoi produksionin dhe kolegët që e mbështetën në këtë aventurë, që prej fillimit kur hyri në emision./Insajderi.com