“Një kurs për anglisht kushton sa një çantë e Jonida Maliqit”

“Një kurs për anglisht kushton sa një çantë e Jonida Maliqit”

Jonida Maliqi është këngëtarja e cila e ka përfaqësuar Shqipërinë në festivalin ‘Eurovision’.

Përpos vokalit dhe punës që ajo e bën në muzikë, nuk e lë anash edhe investimin në garderobën e saj.

Vetëm për paraqitjen e saj në festival ajo ka thënë se ka marrë 30 fustana, 21 palë këpucë, dhe 6 çanta.

Por gjatë rrëfimit të saj rreth festivalit dhe shumë të tjera, publiku ka vërejtur se përkundër të gjitha investimeve ai në gjuhën angleze është zero.

Në shperthimet e komentuesve njëri prej tyre ka thënë se kursi i anglishtes vlen aq sa një çantë që e posedon këngëtarja.