
Babai 64-vjeçar i rerepes Nicki Minaj ka vdekur pasi u përplas me makine nga një shofer i cili iku nga skena në New York, tha policia.
Sipas The Guardian, Robejt Maraj po ecte pergjatë një rruge në Mineola, Long Island kur u godit nga një makinë që nuk po ndalonte, njofton Insajderi.
Maraj u dërgua në një spital, ku u shpall i vdekur të shtunën. Policia po kërkon që çdo dëshmitar i përplasjes fatale të dalë përpara.
Minaj, 38 vjeçare, lindi Onika Tanya Maraj në Trinidad dhe u rrit në lagjen Queens të New York City. Ajo nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike për vdekjen e babait të saj. /Insajderi.com