Këngëtari i njohur, John Legend u ngjit në skenë në një tubim për senatoren e nominuar për zëvendës president, Kamala Harris të hënën në mbrëmje.
Nuk ishte i vetëm, sepse atë po e shoqëronte e gjithë familja: bashkëshortja, Chrissy Teigen dhe dy fëmijët, të cilët u shfaqën në skenë shkurtimisht.
“Dua të bëj një përshëndetje – në fakt, a mund të vish në skenë zemër?”, iu drejtua këngëtari bashkëshortes së tij. “Dua që të gjithë ju të shihni se gruaja ime është këtu. Vajza ime, Luna, është këtu. Djali im, Miles, është këtu. Po u mësojmë fëmijëve tanë të marrin pjesë në demokraci që tani”.
Kjo ishte paraqitja e parë publike që Teigen kishte bërë që nga humbja e fundit e djalit të tyre, Jack.
“Unë dua të këndoj një këngë të veçantë që ia kushtova gruas time pak më parë”, tha ai. “Unë e shkrova këtë këngë si homazh për lidhjen tonë dhe faktin që dashuria na ndihmon të kalojmë në kohërat më të vështira. E dimë që i gjithë kombi po kalon kohë të vështira tani. Kjo këngë quhet ‘Never Break’”, tha këngëtari para se të nisë performancën. /Insajderi.com
my speech in support of @JoeBiden and @KamalaHarris. let’s end this national nightmare… https://t.co/xBbh9KdEj4
— John Legend (@johnlegend) November 3, 2020
Burimi: CNN