Panagiotis “Notis” Sfakianakis, një nga këngëtarët më të suksesshëm grek të kësaj kohe, u arrestua këtë të diel në periferinë e Argyroupoli, në Athinë, njofton Greek City Times, transmeton Insajderi.
Autoritetet vendosën një bllokim rrugor në cep të rrugës Vouliagmenis dhe rrugës Iasonidou, për të siguruar respektimin e masave të rrepta të Coronavirus-it.
Gjatë një kontrolle rutinore, policia ndaloi makinën e këngëtarit të njohur. Gjatë kontrollit ata i kërkuan atij të hapte një çantë që kishte në makinën e tij të tipit “Range Rover”.
Në çantë u gjet një armë pa licencë “9mm”, një elektroshok dhe substancë ngjyrë të bardhë.
Këngëtari u shfajësua për armën duke thënë se kishte frikë për sigurinë e tij. Ai kishte leje për armën vetëm se kishte skaduar afati.
Sakaq, për substancën e bardhë, ai tha, “Nuk është ajo që ju mendoni”, sipas gazetës “Proto Thema”.
Gjatë bllokimit, këngëtari po udhëtonte në atë zonë gjatë bllokimit, sidoqoftë ai kishte marrë leje për qarkullim.
Ai është marrë në mbajtje dhe do të paraqitet në zyrën e prokurorit gjatë ditës së sotme. /Insajderi.com