Episodi i fundi i “Për’puthen” u zhvillua sot me një nga konkurrentët larg studios. Bëhet fjalë për Atdhe Xharavinën i cili është infektuar me virusin COVID-19, njofton Insajderi.
Ishte produksioni i cili bëri të ditur këtë duke i uruar shërim të shpejtë. Vetë Atdheu akoma nuk ka reaguar në lidhje me lajmin, ose të ndajë me të gjithë ndjekësit gjendjen e tij shëndetësore.
Produksoni lajmëroi se konkurrenti do të mungojë deri në momentin që ai të kalojë këtë sfidë shëndetësore.
Kujtojmë se Atdheu së fundmi ka treguar afërsi me njërën nga vajzat e reja që u bë pjesë e formatit rishtazi, Sarën. Me të ka shkëmbyer puthje që nga takimi i parë duke nxitur shumë debate në studio. /Insajderi.com