Një nga protestuesit në “Capitol Hill” edhe burri me të cilin Britney Spears ishte martuar për 55 orë

Një nga protestuesit në “Capitol Hill” edhe burri me të cilin Britney Spears ishte martuar për 55 orë

Jason Allen Alexander, i cili qe i martuar me këngëtaren, Britney Spears për vetëm 55 orë, ishte njëri nga mbështetësit e Donald Trump që protestuan në Uashington, njofton Insajderi.

Alexandër një nga miqtë e fëmijërisë së Spears, dhe në vitin 2004 u anulua edhe martesa e tyre në Las Vegas.

Ai ndau një fotografi të tij në kryeqytet për tubimin e “Save America”, në protestë për fitoren presidenciale të Joe Biden. Kishte vënë një kapele të kuqe Trump me një “45” në të duke qëndruar në rrugë me turmën ndërsa një flamur i Trump 2020 fluturon pas tij lart.

“Miliona njerëz kanë ardhur”, shkroi ai për turmën që ishte mbledhur.

Sipas Associated Press, në të vërtetë ishin “disa mijëra protestues” në tubimin në Ellipse, një park në jug të Shtëpisë së Bardhë, ku Trump iu drejtua mbështetësve të tij të mërkurën përpara votimit të Kongresit për të pohuar fitoren e Presidentit të zgjedhur Biden.

Ai i nxiti ata: “Nëse nuk luftoni fort, nuk do të keni më një vend”.

Sigurisht, një përleshje më vonë shpërtheu kur qindra protestues të armatosur sulmuan Kapitolin. Sidoqoftë, është e paqartë nëse Alexander ishte pjesë e atij grupi dhe nuk ka asnjë tregues se ai ishte. /Insajderi.com