Një nga reperët më të suksesshëm në Amerikë bie në pranga

Një nga reperët më të suksesshëm në Amerikë bie në pranga

Reperi, krijues i shumë hitëve, DaBaby është arrestuar në Los Angeles për posedim dhe fshehje të armës së mbushur.

Sipas “The Guardian”, Jonathan Kirk – emri i vërtetë i reperit – u arrestua në një rrugë të dyqaneve luksoze, “Rodeo Drive” pasi një punëtor në Gucci kishte telefonuar policinë për të raportuar se një nga personat e një grupi po mbante një armë në brez.

Pas kërkimit, oficerët gjetën një pistoletë 9mm të mbushur.

Ai është bërë një nga reperët më të suksesshëm të Amerikës që prej suksesit të tij në vitin 2019 më këngën “Suge”, dy herë në krye të top listave të albumeve amerikane dhe duke pasur një hit global “Rockstar” në vitin 2020.

Reperi po ashtu ka bashkëpunuar edhe Dua Lipën për remiksin e këngës “Levitaing”. Ai është nominuar për katër çmime Grammy këtë vit.

Në vitin 2019, Kirk u gjet fajtor për mbajtjen e një arme të fshehur pas një incidenti me të shtëna në një dyqan Ëalmart në Karolinën e Veriut që la të vdekur një 19-vjeçar. /Insajderi.com