Nëse keni ndjekur që nga fillimi emisonin “Për’puthen” ose jeni përdorues aktiv i rrjeteve sociale, deri më tani jeni në dijeni të përplasjeve të njëpasnjëshme të Tea Trifonit dhe Shqipe Hysenaj.
Ishte Shqipja që publikisht ka kundërshtuar lidhjen e Tea me Andin duke e quajtur një lojë. Javë më vonë ishte po ajo, e para që bëri publike lidhjen e saj me ish-konkurrentin Beartit. Tea kishte përgënjeshtruar deklaratat e Shqipes, mirëpo ditë më vonë lidhja e saj doli të jetë e vërtetë, njofton Insajderi.
Kritika, thumbime dhe ofendime kanë vazhduar mes dyshes në rrjete sociale, për javë të tëra.
Sot në “Trotuar” rubrikë e “E Diell” në Top Channel të dyja ish-konkurrentet ishin prezentë në studio, ku ndodhën përplasje dhe tone të larta.
Shqipja tha se Teas nuk do ja fal kurrë ato që ka thënë për të në emision dhe me ironi u shpreh se Tea ka qenë vetëm e vërteta e vetes – duke theksuar se ajo gënjeu një Shqipëri të tërë.
“Nuk mund ta kthejmë të keqen me të mirë, këtë e kemi parë. Ti çfarë nuk ke thënë për mua brenda atij programi dhe në mënyrën më të shëmtuar dhe më ke gënjyer sy për sy dhe Tea unë ty këto nuk t’i harroj. Do t’i mendosh do t’i elaborosh dhe do vish të m’i thuash. Ajo ka qenë e vërteta e vetes së vet. Vetëm me veten tënde ke qenë e vërtetë, vetëm me gjërat që ke bërë ti ke qenë e vërtetë”, tha Shqipja përballë Teas. /Insajderi.com