Në puntatën e fundit të “Për’puthen Prime”, u bë ajo që pritet: shumë akuza dhe përplasje mes konkurrentëve, njofton Insajderi.
Protagonistët e mbrëmjes u bënë Antonela Berishaj dhe Atdhe Xharavina kur ky i fundit e akuzoi se ajo po bën një lojë dhe po zhvillon skenarë brenda formatit.
Më tej, Atdheu deklaroi se ai dhe Antonela kanë shkëmbyer një puthje, që gjë u zbulua për të parën herë gjatë mbëmjes.
Se një puthje ka nodhur e pranoi edhe konkurrentja duke thënë, ““Ka ndodhur tek inaugurimi i lokalit të tij më ka përcjellë në shtëpi dhe më ka puthur në makinë”.
Ndonëse kontaktet fizike dhe premtimet jashtë studios janë rreptësisht të ndaluara në format, Atdheu deklaroi se Antonela i ka premtuar takime dhe e “ka prerë në besë”.
“Kjo bën skenare dhe nëpër takime. Nuk duroj dot më skenare. 3 herë më ka prerë në besë më ka thënë në prapaskenë jo do dalim dhe 3 herë ma ka futur. Kërkoji falje Ledjanës dhe Mevlanit”, tha Atdheu, duke iu referuar përballjes mes treshes.
Pas deklaratave të Atdheut, Antonela këmbënguli se ai është i acaruar dhe xheloz. Ndërsa, para emisionit, konkurrentja kishte publikuar një shkrim në llogarinë e saj që është ky më poshtë:
“Kazanova nuk i vidhte puthjet, prandaj në histori nuk mbesin Kazanovat në tentativë (me puthje të vjedhura), prandaj ndarja e një momenti intim me një femër që për më tepër nuk është i vullnetshëm plotësisht, nuk të bën as Don Zhuan e as të dëshiruar, të bën një mashkull të pabesë, i cili përveçse përfitoi nga rasti i parë, sigurohet të bëjë publike pisllëqet qe vetë ai bën. Një ‘puthje’ e vjedhur tregoi karakterin e Don Zhuanit Atdhe, që më ndihmoi mua të bëj diferencë në pëlqimet e mia të fillimit”, shkroi Antonela.
Shkrimi i saj, u fshi pas një kohë të shkurtër nga llogaria e saj, por u kuptua që i referohej puthjes me Atdheun, dhe se ajo nuk kishte dhënë pëlqimin e saj për një puthje. /Insajderi.com