
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez, duket se e shijuan mjaftueshëm shtëpinë e pushimeve në Malibu dhe tani, kanë vendosur ta shesin $8 milionë, $1,4 milionë më shumë nga sa e blenë 2 vjet më parë.
Ka shumë shanse të mos jeni ju fatlumët e radhës që do ta shijoni, por fatmirësisht mund të bëjmë një xhiro virtuale, falë fotove të publikuara në internet.
Shtëpia e plazhit në Malibu, ka 4 dhoma gjumi, 4 banja e gjysmë, një garderobë gjigande në formë dhome, ka sauna dhe sigurisht kënde me pamje fantastike!
Nga jashtë, duket kështu!
Burimi: Cosmopolitan