Një super-bashkëpunim po vjen

Një super-bashkëpunim po vjen

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik ka paralajmëruar se shumë shpejtë do të lansoj albumin e tij më të ri.

Ai ka paralajmëruar që kënga që do të publikohet këto ditë do të jetë një “tërmet”.

Mirëpo, tashmë u zbulua se pjesë e këtij projekti janë Dardani dhe Nimo dhe duke ditur suksesin e këngëve të tyre, pritët që të jetë një hite.

Kënga e realizuar me videoklip do të publikohet ditën e enjte në ora 23:59.

Në anën tjetër, në lidhje më paralajmërimin e Mozzikut ka reaguar edhe reperi nga Durrësi, Noizy, i cili është shfaqur i revoltuar dhe i bindur që po kopjohet.

“Nuk guxon robi me thonë që kam me trondit vendin se menjëherë fillojë tu t’kopju edhe statusat. Jo tërmet jo ç ‘tërmet” – ka deklaruar Noizy në Instagram.

Pas kësaj, nuk ka munguar as replika e Mozzikut, i cili këtë postim të reperit e ka quajtur “blla blla”, konkretisht llomotitje./Insajderi.com