
Listës së të famshmëve hollivudian që bëjnë thirrje për mbrojtjen e lumit Vjosa iu shtua edhe një tjetër aktor pas Leonardo DiCaprios dhe këngëtares Ellie Goulding, njofton Insajderi.
Fjala është për aktorin amerikan, fitues i një çmimi “Golden Globe”, Edward Norton.
Në një postim në Twitter, Norton kërkon mbështetjen e të gjithëve në përpjekjet për ruajtjen e lumit Vjosa.
Lumi Vjosa rrjedh i paprekur nga burimi në det dhe grupet e komunitetit lokal në Shqipëri po bëjnë thirrje që ai të mbrohet përmes krijimit të një parku të ri kombëtar. Tregoni mbështetjen tuaj, ndani filmin e Patagonia me #VjosaNationalParkNow”, shkruan ai. /Insajderi.com
The Vjosa River runs untamed from source to sea & local community groups in Albania are calling for it to be protected through the establishment of a new national park. Show your support, share Patagonia’s film with #VjosaNationalParkNow https://t.co/Oi8zVXoWae
— Edward Norton (@EdwardNorton) March 22, 2021