Një tjetër foshnje po i shtohet familjes së madhe mbretërore

Një tjetër foshnje po i shtohet familjes së madhe mbretërore

Princesha Sophia dhe Princ Charl Philip të Suedisë, po presin fëmijën e tyre të tretë.

Mbretërorët suedezë dhanë lajmin me anë të një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram, njofton Insajderi.

“Jemi të lumtur dhe shumë të ngazëllyer që po presim fëmijën tonë të tretë”, shkruan në postim. “Një anëtar i vogël në familjen tonë”.

Prindërit njoftuan se foshnja do të bijë në jetë në fund të marsit ose në fillim të prillit në vitin e ardhshëm.

Cifti mbretëror kanë dy djem të tjerë, Princin Alexander dhe Gabriel, mosha katër dhe tri vjet, respektivisht. /Insajderi.com