Një tjetër këngëtar i njohur teston pozitiv për COVID-19

Një tjetër këngëtar i njohur teston pozitiv për COVID-19

Performanca e Bad Bunny në American Music Awards ishte pritur me padurim, por ai duhej të anulonte pasi doli pozitiv për Covid-19, tha përfaqësuesi i tij për CNN, transmeton Insajderi.

Superylli i zhanrit regeton kishte planifikuar të interpretojë hitin e tij “Dákiti” me Jhay Cortez drejtpërdrejt për herë të parë në AMA këtë të diel.

Artisti ndihet mirë dhe nuk ka pasur simptoma shqetësuese deri më tani, sipas përfaqësuesit të tij.

Bad Bunny gjithashtu do bënte një paraqitje në shfaqjen e Dua Lipës “Studio 2054”, si mysafir special këtë të premte, mirëpo nuk është konfirmuar ende nëse ai do të anulojë performancën edhe aty. /Insajderi.com