
Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Rozana Radi njoftoi të gjithë ndjekësit e saj se ajo ka rezultuar pozitive për COVID-19, njofton Insajderi.
Testi që fillimisht kishte bërë, doli negativ, por këngëtarja përsëriti tamponin dhe ky i fundit rezultoi pozitiv.
Nën një foto ku ajo kishte ndarë edhe rezultatet e dy testeve, njofton që është karantinuar dhe po merr mjekimin e nevojshëm me rekomandimin e mjekut të saj.
Tani për tani këngëtarja ka një gjendje shëndetësore të qëndrueshme, ndërsa shpreson që gjithçka të shkojë mirë. /Insajderi.com
View this post on Instagram