Sara Malaj është konkurrentja e cila së fundi iu bashkua emsionit të dashurisë “Përputhen”, njofton Insajderi.
Mbrëmjen e së premtes e gjithë vëmendja ishte tek ajo, pasi ishte takimi i saj me konkurrentin Andi Artani.
Ky takim ngjalli reagime të ashpra në studio, madje disa kaluan edhe në ofendime.
Sara debatoi ashpër me Jasminën, me të cilën kishte edh shoqëri, pasi të dyja pëlqenin të njëjtin djalë, Andin.
Pas përfundimit të emisionit, është vënë re se Sara ka hequr “Përputhen” nga biografia e Instagramit, të cilin e kanë pothuajse të gjithë konkurrentët.
Sara e cila jo më larg se para dy javësh iu bashkua programit, dyshohet se është larguar.
Por, të dielën është “Përputhen Prime” dhe mbetet të shihet nëse Sara do të njoftojë aty për largimin e saj./Insajderi.com