Andi Artani dhe Jasmin Kadriu janë ndër dy konkurrentët më të dikutuar në “Për’puthen”, kjo për arsye të raportit që ata të dy kanë.
Që në takimin e parë ata rrëmbyen vëmendjen e publikut me afërsinë dhe puthjet që kanë shkëmbyer në vazhdimësi.
Andi madje u deklarua se ai në emision është vetëm për Jasmin, por së fundmi një postim i tij në Instagram prishi magjinë.
Ai u shfaq me një vajzë të quajtur Tesa Gashi, e cila është drejtoreshë artistike, teksa njoftoi se po punonin së bashku për një projekt.
Gjithcka duket në rregull deri këtu, mirëpo kjo marrëdhënie nuk ia mbush syrin Jasminës e cila la të kuptohet se mendon që mes tyre ka diçka më shumë.
Ajo tregon se është e lënduar nga sjelljet e Andit dhe premton se në puntatën e të hënës, do të tregojë të vërtetën në emision.
Në një postim ajo deklaron se është mashtruar teksa në një tjetër postim ajo hedh poshtë arsyetimin se ata të dy janë bashkë për punë. /Insajderi.com