Fama dhe admirimi për John Lennon vazhdon i pa lëkundur edhe pse po bëhen 40 vjet që kur ai u nda nga jeta tragjikisht.
Sidoqoftë, gjatë vjetëve të tij të fundit, biografistët dhe gazetarët thonë se anëtari i grupit “The Beatles”, iu nënshtrua një jete më të qetë, dhe ka detaje që fansat e tij nuk i dinë, shkruan Geo TV, transmeton Insajderi.
Me 40 vjetorin e vrasjes së tij që është këtë 8 dhjetor, David Sheff – i cili intervistoi artistin gjatë muajve të tij të fundit dhe jetoi me familjen e tij – po kujton atë periudhë ‘të qetë’ gjatë së cilës Lennon u përqendrua në të qenit një baba i përkushtuar.
Duke hedhur më shumë dritë mbi mënyrën se si Lennon e rriti djalin e tij Sean, Sheff shkroi: “John bisedonte e luante më të birin, Sean, duke nxitur edhe lojëra spontane të të mësuarit”.
Autori i Lennon Revealed, Larry Kane foli për kohën që kaloi duke edukuar djalin e tij gjatë vjetëve të fundit.
“Ai ishte ndoshta, në ato vjet, ishte babai më i shquar në Amerikë”, tha Kane.
Lennon, u qëllua katër herë nga një burrë me emrin Mark Chapman jashtë ndërtesës së tij Dakota në Upper West Side në New York City më 8 dhjetor 1980. Këngëtari u shoqërua nga gruaja e tij Yoko Ono kur ndodhi incidenti.
Chapman pasi qëlloi Lennon kishte qëndruar në skenë duke lexuar një kopje të “The Catcher in the Rye” nga JD Salinger, derisa u arrestua me të mbërritur policia. /Insajderi.com